Rregullat e Komunitetit

Chat & Date është vendi i duhur për takime të ndershme. Është një hapësirë ku të gjithë mund të jenë të vërtetë rreth asaj çka janë dhe kërkojnë.

Duam që të gjithë ta shijojnë eksperiencën e tyre në Chat & Date dhe të përdorin platformën tonë në mënyrë të sigurt e të përgjegjshme. Miliona njerëz në të gjithë botën mbështeten tek ne për ta mbajtur një hapësirë të sigurt e të besueshme për krijimin e lidhjeve. Ne kemi krijuar këto udhëzime komuniteti për të të dhënë një ide se çfarë pranohet dhe çfarë nuk pranohet në platformën tonë.

Politikat tona janë zhvilluar me ndihmën e komunitetit tonë dhe angazhimin e stafit tonë për ta mbajtur një vend të sigurt për krijimin e lidhjeve.

Ne jemi të angazhuar të rishikojmë politikat tona vazhdimisht në mënyrë që të reflektojnë dhe përfaqësojnë diversitetin e anëtarëve tanë dhe të jenë të përditësuara me ndryshimet e shumta nëpër botë.

Chat & Date nuk është vendi i duhur për:

Të mitur

Chat & Date është një platformë vetëm për të rritur. Kjo do të thotë që duhet të jesh të paktën 18 vjeç për ta përdorur. Nëse gjejmë ndonjë provë që je nën moshë, do të të bllokojmë nga shërbimi. Nëse e kemi bërë këtë gabimisht, rezervojmë të drejtën për të kërkuar një mjet identifikimi për të vërtetuar moshën tënde.

E kuptojmë që disa anëtarë duan të përfshijnë fëmijë në fotografitë e tyre. Ne kërkojmë që fëmijët të mos shfaqen vetëm në imazhe dhe të jenë të veshur tërësisht. Kjo është mënyra më e sigurt për të gjithë të përfshirët.

Shkurtimisht:

  • Jo antarë nën 18 vjeç.
  • Jo fotografi fëmijësh vetëm në profilin tënd.

Profile të rreme

Kur i bashkohesh Chat & Date, ne presim që të shprehësh veten me ndershmëri. Kjo do të thotë se duhet: të përdorësh emrin që ke në jetën e përditshme, të përdorësh vetëm fotografi reale të tuat, të mos shfaqesh si dikush tjetër apo të ndryshosh të dhëna rreth vetes.

Kjo përfshin:

  • Të gënjesh për të dhëna si mosha apo vendndodhja.
  • Postimi apo dërgimi i fotografive që nuk janë të tuat.
  • Postimi apo dërgimi i fotografive me fotoshop që të bëjnë të dukesh si dikush tjetër.
  • Postimi i fotografive ku fytyra jote është e paqartë.
  • Postimi i imazheve me logo, vula, tekst apo editim të rëndë.

Diskriminim

Jemi një komunitet shumë divers. Kjo do të thotë që duhet gjithmonë të respektosh besimet, interesat dhe identitetin e të tjerëve. Chat & Date mban një qëndrim të fortë ndaj fjalimeve të urrejtjes dhe diskriminimit.

Ne e konsiderojmë përmbajtjen shprehje urrejtjeje (dhe marrim hapa më të ashpra ndaj një profili) nëse promovon apo pranon racizmin, fanatizmin, dhunën, urrejtjen, çnjerëzimin apo dëmtimin e individëve apo grupeve bazuar në:

  • Rracë
  • Etni
  • Paaftësi
  • Moshë
  • Kombësi
  • Orientim seksual
  • Gjini
  • Identitet gjinor
  • Besim
  • Pamje (përfshirë turpërimin e trupit)

Kjo përfshin:

  • Simbole që përfaqësojnë grupe urrejtjeje apo besime diskriminatore.
  • Shaka apo meme që mund të jenë lënduese apo të pandjeshme.
  • Komente që shpresojnë apo bëjnë thirrje për lëndimin e një personi apo një grupi personash.
  • Sharjet ndaj një komuniteti të mbrojtur
  • Kërcënimet ndaj një personi apo grupi, duke përfshirë figurat politike.
  • Imazhet që pasqyrojnë të tjerët si më pak se njerëzorë.
  • Detyrimi i një mendimi të një identiteti ideal tek një person tjetër. Për shembull, ne mbajmë qëndrim të fortë ndaj turpërimit të trupit, apo detyrimin e mendimit tënd se çfarë është një 'trup i mirë' tek të tjerët.

Ngacmime, Sulme apo Abuzime

Në Chat & Date, teksa duam të shprehësh veten me një kombinim të mundshëm, duhet ta bësh këtë në një mënyrë që nuk i bën të ndihen në siklet apo si shënjestër.

Kjo përfshin:

  • Përndjekjen online dhe personalisht
  • Imazhe të papërshtatshme të pakërkuara
  • Ngacmimet apo komentet seksuale të pakërkuara
  • Imazhet apo videot intime të pakërkuara
  • Shfrytëzimin seksual online
  • Trafikimin seksual
  • Dhunën seksuale
  • Abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve
  • Aktet apo kërcënimet e dhunës

Mashtrime

Mos mashtro anëtarët e Chat & Date në asnjë lloj mënyre për përfitime financiare.

Kjo përfshin:

  • Ndarjen e të dhënave të tua financiare (Venmo, PayPal, WeChat etj.) për qëllime marrjeje parash nga një anëtar tjetër.
  • Përpjekjet për të marrë të dhëna shumë personale si të dhënat e llogarisë bankare apo numri i sigurimeve.
  • Prezantimi i një mundësie për të marrë diçka në këmbim të parave apo informacionit të dërguar.
  • Shtirja e qëllimeve romantike, financiare dhe/ose fatkeqësive personale për të marrë para.

Spam

Ne konsiderojmë spam praktikën e dërgimit të mesazheve të padëshiruara në mënyrë të përsëritur për qëllime reklamimi tregtar, jo tregtare apo qëllim të ndaluar.

Kjo përfshin:

  • Përmbajtjen e krijuar për marrjen e trafikut apo vëmendjes nga një ndërveprim në Chat & Date drejt faqeve të uebit, llogarive, produkteve dhe/ose shërbimeve të jashtme.
  • Krijimin e llogarive të shumëfishta për të postuar përmbajtje të shumëfishuar apo për të krijuar angazhim të rremë.
  • Copy/Paste i mesazheve për anëtarët e tjerë.

Promovim dhe kërkim

Chat & Date nuk është vend tregëtie. Nuk lejohet përdorimi i Chat & Date për qëllime tregtare. Kjo përfshin reklamimin apo promovimin e eventeve, bizneseve, muzikës apo performancave të tua. Kërkimi është gjithashtu i ndaluar, që do të thotë akti i kërkimit, apo përpjekjet për të marrë, diçka nga dikush apo kërkimi i një personi që të kryejë një akt të paligjshëm.

Kjo përfshin:

  • Fotografitë që reklamojnë shërbime apo produkte për shitje.
  • Kërkimin e çdo shërbimi duke përfshirë shërbimet seksuale/eskortat.
  • Rekrutimi për argëtim të rriturish.
  • Lidhje tek llogaritë financiare.
  • Lidhje për peticione.
  • Lidhje tek websitet tregtare dhe/ose ndarja e detajeve për shërbime me abonim.
  • Lidhje tek llogaritë e tua të rrjeteve sociale.
  • Kërkimin e mbështetjes financiare apo dhuratave.
  • Fushatën politike.

Llogari të shumëfishta

Për ta mbajtur Chat & Date sa më argëtues, ne nuk lejojmë asnjë anëtar të ketë llogari të shumëfishta.

Kjo përfshin:

  • Pasjen e më shumë se një llogarie aktive në të njëjtën kohë.
  • Krijimin dhe fshirjen e përsëritur të llogarive.

Llogari të përbashkëta

Mos hap llogari si grup, me partnerë apo miq. Chat & Date është një vend ku anëtarët mund të jenë vetvetja, origjinalë e individualë.

Si moderojmë

Ne përdorim një kombinim sistemesh automatike dhe një ekip moderatosh që monitorojnë dhe rishikojnë llogaritë e mesazhet për përmbajtje që mund të jetë shkelje e këtyre rregullave dhe Termave dhe Kushteve tona. Nëse nuk i respekton këto rregulla apo Zotimin e Ndershmërisë, një moderator mund të kufizojë aksesin tënd në Chat & Date apo të fshijë përfundimisht llogarinë tënde Chat & Date (nuk ka rëndësi nëse veprimet e tua ndodhin online apo offline).