Shko tek përmbajtja kryesore

Profilet e pavërteta

Chat & Date mbron vërtetësinë dhe ne presim që të gjithë anëtarët tanë ta paraqesin veten e tyre me saktësi në profilin e tyre.

Anëtarët lejohen të përdorin iniciale, shkurtesa, versione të kontraktuara/shkurtuara të emrit, ose emrin e tyre të mesëm, për aq kohë sa këta emra janë variacion i emrit të tyre të vërtetë.

Ne nuk lejojmë imitim, ose keqprezantim në platformën tonë. Ne i konsiderojmë këto dhe sjellje të ngjashme, si sjellje të pavërteta. Kjo përfshin, por jo vetëm:

  • Marrjen e informacionit nga të tjerët (p.sh. krijimi i një personi në internet që nuk je ti)
  • Përdorimi i fotove të dikujt tjetër, fotove të krijuara artificialisht, ose fotove të përmirësuara për të mashtruar të tjerët
  • Keqpërfaqësimin, mashtrimi, ose deklarimi në mënyrë të rreme të fakteve rreth vetes suaj (përfshirë emrin, gjininë, moshën dhe vendbanimin)
  • Pretendimi se jeni një person tjetër, duke përfshirë një personazh të famshëm ose personazh tjetër publik
  • Lejimi i dikujt tjetër që të ketë akses, ose kontroll mbi një llogari që nuk i përfaqëson ato
  • Ndarja e përmbajtjes që mund të cenojë të drejtën e autorit, markën tregtare, emrin, ngjashmërinë, imazhin, pronën tjetër intelektuale, apo privatësinë e dikujt tjetër.
  • li>
  • Ngarkimi i fotove tuaja që janë shumë të shtrembëruara, ose që përmbajnë efekte dighitale të ekzagjeruara/të panatyrshme deri në pikën ku nuk mund të përcaktohet qartë se jeni personi në imazh
  • Përdorimi i fotove të profilit që përmbajnë një kod QR ose URL
  • Ngarkimi i fotografive të profilit të memeve, ose imazheve në internet që janë kryesisht tekst

Mësoni rreth filozofisë së zbatimit të udhëzimeve në këtë faqe. Nëse besoni se kemi bërë gabim në marrjen e masave ndaj llogarisë, ose përmbajtjes suaj, gjithmonë mund të na kontaktoni këtu.