Me çfarë mund të të ndihmojmë?

Përshëndetje! Mirësevini në Seksionin e Ndihmës.
Shkruaj një temë ose emrin e karakteristikës për të cilën dëshiron të pyesësh.

Rreth Chat & Date

Çfarë është Chat & Date? Çfarë po bëj këtu? Ku jam? Në këtë sektor ne u përgjigjemi të gjitha këtyre pyetjeve të thella.

  1. Çfarë ka ndryshuar Chat & Date e ri?

    Ndryshimi më i madh që kemi bërë është në qasjen ndaj gjithçkaje që ndodh.

    Shfaqja e brandit të ri është thjesht fillimi për ne, shpresojmë që të të pëlqejë logoja e re, ngjyrat dhe reklamat që kemi prezantuar, e shumë shpejt do të kemi akoma më shumë!

    Brandi i ri do të ketë disa faza. Hapi i parë është ndryshimi i pamjes. Hapi i dytë, shtimi i shërbimeve e karakteristikave. Hapi i tretë... ku i dihet?

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  2. Çfarë është Chat & Date?

    Chat & Date është një vendi i duhur për takime të ndershme.

    Në një shoqëri ku përfitohet nga dyshimet rreth vetvetes, Chat & Date është i vetmi aplikacion takimesh që shpërblehesh vetëm sepse je vetvetja, pa asnje hezitim. Ne e luftojmë dykuptimësinë e takimeve moderne me biseda origjinale e pa asnjë filtër. Ne besojmë se lidhjet e vërteta krijohen nga sinqeriteti rreth asaj çka je dhe asaj çka do vërtet.

    Ne i sjellim në jetë krijimin e lidhjeve e kontakteve duke të lejuar të bisedosh e të kombinohesh me persona që ndajnë të njëjtat interesa, të gjesh lidhje afër teje e të njihesh me persona që të pëlqejnë sepse je ti. Mundesh edhe të bësh video telefonata, kur të duash, ku të duash.

    Jemi shumë më shumë se sa thjesht një aplikacion takimesh!

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  3. Si funksionon Chat & Date?

    Chat & Date është dizenjuar për të qenë sa më intuitiv, por mos u shqetëso sepse ne e dimë që mund të duhet pak ndihmë për të kuptuar se si funksionon!

    Kur regjistrohesh, në fillim duhet të vendosësh një fotografi të bukur dhe të shkruash disa fjalë mbi veten për t'i treguar përdoruesve të tjerë se kush je.

    Pasi të kesh krijuar profilin tënd, kontrollo Takimet , që është thelbi i Chat & Date. Thjesht voto Po dhe Jo për pjesëtarët e tjerë dhe nëse ekziston pëlqim i dyanshëm do krijohet një kombinim dhe mund të nisni bisedën ! Sigurohu që ke caktuar saktë seksionin 'Jam këtu për'.

    Persona afër Teje është seksioni ku mund të kërkosh përdoruesit në qytetin ose zonën tënde.

    Chat & Date përdoret falas por nëse dëshiron të dallohesh nga shumica eja dhe shiko shërbimet si kreditet dhe Chat & Date Premium.

    Kalofsh bukur në Chat & Date!

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  4. Ka rregulla?

    Vetëm disa. Si fillim, luaj bukur. Ne duam të ndjehesh mirë dhe të shprehesh lirshëm, por nëse përdoruesit ankohen se je i pasjellshëm, presionues ose kërcënues, ne do ta marrim shumë seriozisht. 

    Materiali që ngarkon në profilin tënd Chat & Date duhet të jetë në përputhje me Termat dhe Kushtet tona dhe të mos shkeli të drejta përkatësie. Materiale pornografike apo fyese të çfarëdo lloji do të fshihen dhe kjo gjë mund të rezultojë në pezullimin e llogarisë tënde nga Chat & Date. 

    Për të mësuar më shumë, lexo Rregulloren, Termat dhe Kushtet dhe Politikën e Privatësisë.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  5. Sa kushton?

    Anëtarësimi në Chat & Date është krejtësisht falas! Kjo lejon krijimin e një faqeje profili, të ngarkosh fotografi dhe video të tuat, ashtu si dhe të kërkosh persona të rinj në zonën tënde e të bisedosh çdo ditë. 

    Kërkon takime serioze? Chat & Date është për ty. Do të kesh akses tek shumë karakteristika të reja që do të ndihmojnë ta shijosh aplikacionin tonë sa më shumë.

    Thjesht kliko mbi karakteristikat që të interesojnë: Ngjitje , Prozhektori ose Chat & Date Premium për të mësuar mbi termat dhe kostot.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo