Me çfarë mund të të ndihmojmë?

Përshëndetje! Mirësevini në Seksionin e Ndihmës.
Shkruaj një temë ose emrin e karakteristikës për të cilën dëshiron të pyesësh.

Siguria në Chat & Date

Në Chat & Date ne e kuptojmë se siguria dhe mbrojtja jote është thelbësore, prandaj kemi disa karakteristika të implementuara për ta menaxhuar këtë.

  1. Si mundem të jem i sigurt?

    Të lutemi shiko Chat & Date Këshillat e Sigurisë, që gjendet në fund të çdo faqeje. Ne të sugjerojmë të mos japësh kurrë informacione personale apo financiare nëpërmjet Internet-it dhe ne të sigurojmë që Chat & Date kurrë nuk do të të kërkojmë informacione të këtij lloji nëpërmjet seksionit 'Mesazhe'.

    Nëse ke pyetje të tjera mbi sigurinë në sitin tonë, të lutemi kontakto Shërbimin e Klientit.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  2. Si mund të raportoj një fotografi të papërshtatshme?

    Ne moderojmë të gjitha fotografitë që ngarkohen në Chat & Date, por në raste të rralla kalojnë edhe fotografi të gabuara. Nëse pikas një imazh falls ose të papërshtatshëm në Takime, të lutemi na njofto duke klikuar figurën e flamurit , që mund ta gjesh në fund të fotografive dhe të përzgjedhësh arsyen për të cilën po raporton fotografinë. Nëse pikas një fotografi të papërshtatshme jashtë Takimeve, të lutemi ta raportoje duke klikuar ikonën në cepin e sipërm djathtas në faqen e profilit të personit, përzgjidh 'Blloko ose raporto' dhe cakto arsyen.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  3. Si mund të raportoj sjellje abuzive?

    Nëse mendoni se sjellja apo e folura e dikujt kundrejt jush është abuzive, ju lutemi te na njoftoni duke klikuar figurën në cepin e sipërm djathtas në faqen e profilit, përzgjidhni 'Blloko ose raporto' dhe zgjidhni arsyen.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  4. Si mund të raportoj një profil të rremë?

    Nëse dikush ka krijuar një rofil me të dhënat tuaja, ju lutemi të na dërgoni lidhjen për profilin e rremë nëpërmjet Formularit të përshtypjeve.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  5. Si mund të raportoj një fotografi të vjedhur?

    Nëse fotografia juaj po përdoret pa lejen tuaj dhe nuk jeni përdorues i Chat & Date, ju lutemi të na kontaktoni dhe të na dërgoni lidhjen e llogarisë ku po përdoret fotografia.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  6. Si mund të zhbllokoj dikë?

    Në fillim shkoni tek Preferencat duke klikuar ikonën e ingranazhit në cepin e sipërm djathtas të profilit tuaj. Shkoni poshtë tek Përdoruesit e Bllokuar, klikoni mbi ikonën e lapsit në këtë seksion, zgjidhni kë doni të zhbllokoni dhe klikoni mbi Zhblloko.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  7. Si mund të bllokoj një përdorues?

    Për të bllokuar një përdorues, ju lutemi të vizitoni profilin e personit, përzgjidhni figurën në cepin e sipërm djathtas të profilit dhe përzgjidhni 'Blloko ose Raporto'. Ju lutemi vini re që kur bllokoni një përdorues, mesazhet e tij/saj nuk do të vijnë tek ju, megjithatë përdoruesit i jepet akoma mundësia të shikojë profilin tuaj.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo