Me çfarë mund të të ndihmojmë?

Përshëndetje! Mirësevini në Seksionin e Ndihmës.
Shkruaj një temë ose emrin e karakteristikës për të cilën dëshiron të pyesësh.

Chat & Date Celular

  1. Nuk po mundem të instaloj versionin e fundit të Chat & Date për aplikacionin Android

    Nëse po hasni vështirësi gjatë instalimit të versionit të fundit të Chat & Date për Android, provoni këto hapa:

    1. Kontrolloni hapësirën e disponueshme në telefon ose tablet:
    • Hapni preferencat në Android.
    • Hapni storage settings.

    Nëse keni më pak se 100MB të disponueshme, ju mund të çinstaloni aplikacione për më shumë hapësirë e të vazhdoni shkarkimin. Përndryshe, ju mund të kaloni aplikacionin e Chat & Date në Android SD card.

    2. Anulloni e rinisni shkarkimin.

    3. Dilni nga Chat & Date dhe provoni shkarkimin sërish.

    4. Shikoni në Google këshilla për zgjidhje problemesh me shkarkimet.

    5. Çinstaloni Chat & Date, rinisni telefonin dhe ri-instaloni aplikacionin Chat & Date nga Google Play Store.

    Ende pa zgjidhje? Ju lutemi na tregoni më shumë për këtë problem

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  2. Si mund të ndryshoj vendodhjen?

    profilin tuaj klikoni pranë vendndodhjes aktuale dhe vendosni vendndodhjen e re ose përzgjidhni nga menuja.

    Nëse nuk e shihni kur përpiqeni të ndryshoni vendndodhjen mund të jetë për shkak të një prej këtyre arsyeve:

    • Ju po përdorni aplikacionin mobile dhe website në të njëjtën kohë dhe si rrjedhojë vendndodhja juaj do të zbulohet automatikisht nga GPS i aparatit tuaj celular dhe nuk mund të ndryshohet.
    • Ju nuk po përdorni aplikacionin dhe shërbimi i vendndodhjes së shfletuesit tuaj nuk po na jep koordinatat e sakta. Thjesht çaktivizoni vendndodhjen në shfletuesin tuaj dhe do të jeni në gjendje të vendosni vendndodhjen manualisht në profilin tuaj.

    Kontaktoni Ekipin e Shërbimit të Klientit nëse po hasni probleme në përdorimin e aplikacionin celular.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  3. Si mund të blej Chat & Date Premium në iPhone app?
    Shko në faqen e profilit dhe përzgjidh Chat & Date Premium, në vazhdim ndiq udhëzimet në ekran. Kur blen karakteristika premium në Chat & Date iPhone app, pagesa jote kryhet nëpërmjet llogarisë tënde iTunes.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  4. Si mund të anulloj abonimin e Chat & Date Premium që u krye nëpërmjet iTunes?

    Për të anulluar abonimin e Chat & Date Premium që u krye nëpërmjet iTunes, kaloni tek preferencat e iPhone ose iPad, përzgjidhni 'iTunes and App Store', dhe klikoni Apple ID dhe 'View Apple ID'. Vendosni fjalëkalimin tuaj, rrotulloni poshtë deri tek abonimet dhe prekni 'Manage'. Në ekranin e Chat & Date Premium anulloni Rinovimin automatik (Auto Renew).

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  5. Si mund të blej kredite nga aplikacioni iPhone?
    Kreditet përdoren për të aktivizuar disa nga shërbimet më të mira premium në Chat & Date. Ju mund të blini kredite duke prekur mbi balancën e krediteve në profilin tuaj. Sapo ta keni bërë këtë, zgjidhni metodën e preferuar të pagesës, sasinë e krediteve dhe ndiqni udhëzimet në ekran.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  6. Si mund të blej Chat & Date Premium në Android app?
    Shko në faqen e profilit dhe zgjidh Chat & Date Premium, në vazhdim ndiq udhëzimet në ekran.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  7. Si mund të blej kredite në Android app?

    Shko në faqen e profilit, përzgjidh Kredite dhe në vazhdim ndiq udhëzimet në ekran.

    Ti mund të përdorësh kredite Chat & Date për të përdorur shërbimin 'Prozhektor', për të vlerësuar më shumë fotografi në Takime ose për të shtuar limitin e kontakteve ditore.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  8. S mund të c' instaloj Chat & Date nga telefoni apo tableta ime?
    Android

    Për të c'instaluar aplikacionin Chat & Date nga telefoni juaj Android:

    1. Shkoni tek preferencat e telefonit tuaj Android dhe hapni application manager
    2. Prekni Chat & Date
    3. Prekni Uninstall

    Për të ri-instaluar aplikacionin Chat & Date për Android, shkarkojeni sërish nga Google Play Store.

    iPhone dhe iPad

    Për të c'instaluar aplikacionin Chat & Date nga iPhone ose iPad:

    1. Shtypni e mbani shtypur figurën e aplikacionit
    2. Prekni x që shfaqet
    3. Shtypni Fshij për ta konfirmuar

    Për të ri-instaluar aplikacionin Chat & Date për iPhone ose iPad, shkarkojeni sërish nga iTunes App Store.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo