Me çfarë mund të të ndihmojmë?

Përshëndetje! Mirësevini në Seksionin e Ndihmës.
Shkruaj një temë ose emrin e karakteristikës për të cilën dëshiron të pyesësh.

Preferencat dhe Privatësia

Një nga faktorët më të rëndësishëm për të kaluar bukur në Chat & Date, është të kesh rregulluar llogarinë ashtu si të pëlqen. Kështu që mund të duash ta modifikosh pak dhe këtë gjë do ta shpjegojmë në këtë seksion.

  1. Si mund ta fsheh llogarinë time?

    Nëse nuk dëshiron të përdorësh llogarinë për pak kohë, ti ke opsionin ta fshehësh. Kur llogaria është e fshehur, nuk shfaqet tek Persona afër Teje ose në Takime. Ata me të cilët ke qenë në kontakt më parë mund të dërgojnë mesazhe por ti nuk i lexon dot me profil të fshehur.

    Nëse dëshiron të fshehësh llogarinë, shko tek preferencat , përzgjidh 'Fshi llogarinë' në fund të faqes dhe përzgjidh opsionin 'Fshih llogarinë tënde'. Sapo ta konfirmosh këtë gjë do të dalësh automatikisht nga llogaria. Për të lexuar mesazhet, për t'u shfaqur tek Persona afër Teje dhe në Takime sërish, hyr përsëri dhe anullo fshehjen e profilit.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  2. Si mund tё hyj në Chat & Date?

    Për të hyrë në faqen në kompjuter, zgjidh Hyr në krye të faqes kryesore. Në vazhdim vendos adresën tënde të email-it dhe fjalëkalimin dhe kliko butonin "Hyr!".

    Nëse ende nuk ke një llogari, mund ta krijosh duke klikuar mbi 'Regjistrohu këtu' që gjendet në fillim të faqes së hyrjes.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  3. Si mund të hyj nëpërmjet Google, Yahoo ose MSN?
    Në faqen Hyr, kliko mbi lidhjen Google, Facebook ose MSN djathtas dhe vendos të dhënat e hyrjes. Ky seksion mund të përfshijë edhe shërbime të tjera që operojnë në vendin tuaj.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  4. Kam harruar fjalëkalimin. Çfarë mund të bëj?

    Të gjithëve na ndodh ta harrojmë fjalëkalimin, por mos u shqetëso sepse zgjidhet shumë lehtë. Kliko në lidhjen Ke harruar fjalëkalimi? në faqen e Hyrjes dhe ndiq udhëzimet për ta rivendosur.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  5. Nuk mora email konfirmimi mbas regjistrimit? Si mund tё veproj?

    Nëse je regjistruar përmes emailit dhe nuk ke marrë një email konfirmimi, do të të kërkohet të përfundosh regjistrimin. Për ta bërë këtë, zgjidh 'nuk kam marrë email' për të kontrolluar faqen e konfirmimit tё email-it nё Chat & Date. Më pas do të mundesh të kontrollosh sërish nëse ke vendosur adresёn e saktё ose ta korrigjosh nёse ёshtё gabim. Nёse nuk funksionon, kontrollo dosjen spam nё llogarinё tënde nё rast se email-i i dёrguar pёrfundon aty gabimisht. Nёse e gjen email-in nё dosjen spam, mos harro ta shёnosh si 'Non spam'.

    Gjithashtu mundesh të hysh nё Chat & Date duke pёrdorur Facebook Connect, Google, Yahoo ose MSN.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  6. Si mund të ndryshoj emrin tim?
    Ju lutemi kaloni tek preferencat dhe klikoni figurën e lapsit pranë 'Të dhënat bazë'. Vendosni emrin e ri dhe klikoni 'Ruaj' për të konfirmuar ndryshimin.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  7. Si mund të ndryshoj adresën e emailit?
    Ju lutemi, kaloni tek preferencat dhe klikoni figurën e lapsit pranë seksionit 'Llogaria'. Vendosni adresën e re të emailit, klikoni 'Ruaj' dhe do të kërkohet të vendosni fjalëkalimin për ta konfirmuar ndryshimin.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  8. Si mund të ndryshoj fjalëkalimin tim?
    Ju lutemi hapni profilin tuaj dhe kaloni tek preferencat në cepin e sipërm djathtas dhe klikoni figurën e lapsit pranë seksionit 'Llogaria'. Vendosni fjalëkalimin e ri, klikoni 'Ruaj' dhe do të kërkohet të vendosni fjalëkalimin dhe të klikoni 'Ruaj' për ta konfirmuar ndryshimin.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  9. Përse nuk kam marrë email pasi zgjodha 'Kam harruar fjalëkalimin'?

    Ju lutemi sigurohuni që keni dhënë emailin e saktë dhe korigjojeni nëse është i pasaktë. Nëse është i duhuri kontrolloni dosjen spam në emailin tuaj në rast se ka përfunduar atje gabimisht. Nëse e gjeni në këtë dosje, ndiqni udhëzimet dhe shënojeni si 'Not spam'.

    Kontaktoni Ekipin e Shërbimit të Klientit nëse keni probleme me gjetjen e emailit për të ndryshuar fjalëkalimin.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  10. Kush mund të shohë profilin tënd?

    Kjo gjë varet nga ty. Ti mund të zgjedhësh t'i shfaqësh të gjithëve profilin tënd ose vetëm përdoruesve të Chat & Date. Ndryshoje në çdo kohë sipas dëshirës tek preferencat e profilit.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  11. Çfarë janë Preferencat e pagesës?
    Tek Preferencat e pagesës ju mund të menaxhoni metodën e pagesës dhe Auto Rimbushjen, të shikoni kreditet e mbetura, të shtoni kreditet dhe të anulloni Chat & Date Premium. Nëse përdorni kartë krediti ose Paypal si metodë pagese, ju mund edhe të zgjidhni ta hiqni atë. Për ta bërë këtë, ju lutemi hapni profilin tuaj, klikoni mbi ikonën e ingranazhit dhe shkoni poshtë tek Preferencat e Pagesës.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  12. Si mund të ndryshoj preferencat e vendodhjes në browser?
    Internet Explorer 1. Hap menunë Tools 2. Kliko opsionet Internet 3. Kliko Privacy 4. Hiq shënimin 'Mos i lejo asnjë website të gjejë vendodhjen tënde'. (‘Never allow websites to track your physical location’) Google Chrome 1. Shko tek Settings 2. Kliko Show advanced settings 3. Poshtë Privacy, kliko Content settings 4. Në Location zgjidh ‘Ask me when a site tries to track my physical location’ Firefox 1. Në rreshtin e adresave, shtyp about:config 2. Në faqen tjetër shtyp geo.enabled në kutinë e kërkimit 3. Kliko dy herë në preferencën 'geo enabled' 4. Tani duhet të jetë shfaqur si 'enabled' Safari 1. Shko në Safari menu 2. Kliko Preferencat 3. Kliko Privacy 4. Zgjidh ‘Prompt for each website one time only’
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  13. Si mund të fshij profilin tim?
    Nëse dëshironi të fshini profilin në Chat & Date, thjesht hyni në llogarinë tuaj dhe klikoni në ikonën e ingranazhit n cepin e sipërm djathtas të profilit tuaj. Shkoni në fund të faqes ku thuhet 'Fshij llogarinë' dhe ndiqni udhëzimet. Nëse keni probleme me hyrjen në profil, ju mund ta ripërcaktoni fjalëkalimin në këtë faqe. Nëse nuk mundeni ta gjeni emailin, ju lutemi kontrolloni dosjen spam. Nëse keni probleme gjatë fshirjes së profilt tuaj, ju lutemi kontaktoni Ekipin e Shërbimit të Klientit dhe ne do t'ju ndihmojmë.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  14. Çfarë është funksioni i Padukshëm?
    Funksioni i padukshëm është një karakteristikë premium që të lejon të kërkosh në Chat & Date pa e ditur askush se kush je. Kjo karakteristikë aktivizohet duke shkuar tek preferencat ku rrotullon poshtë në seksionin 'Funksion i padukshëm' dhe duke aktivizuar Chat & Date Premium. Sapo të aktivizohet një trup gri me kapele do të shfaqet në fotografinë e profilit.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  15. Si mund të menaxhoj privatësinë time?

    Ti mund të menaxhosh privatësinë tënde nëpërmjet 'Preferencave' . Ke opsione të ndryshme për të kontrolluar kush mund të shikojë profilin tënd, nëse do të shfaqësh distancën ose statusin tënd online, nëse do t'ju shfaqesh vetëm personave që ke pëlqyer dhe që viziton, dhe nëse e lejon që përdoruesit të kërkojnë nëpërmjet emailit tënd.

    Për më shumë të dhëna mbi Privatësinë, të lutemi lexo Politikën e Privatësisë.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  16. A mundem tё mos marr mё njoftime?

    Sigurisht! Hap profilin tënd në web, kliko mbi ikonën e ingranazhit në cepin e sipërm djathtas për të hapur preferencat, dhe shko tek Njoftimet. Duke klikuar mbi ikonën e lapsit  do të mundesh të ndryshosh preferencat e njoftimeve. 

    Çaktivizo njoftimet me email ose në shfletues të cilat nuk do t'i marrësh më (nuk përfshihen disa emaile standarte të kompanisë).

    Sigurohu të klikosh mbi butonin 'Ruaj' për të ruajtur ndryshimet e tua! 

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  17. Pse janë dërguar ftesa me email tek kontaktet e mia?

    Ne kemi një karakteristikë që ju lejon të gjeni miqtë tuaj në Chat & Date duke importuar kontaktet ekzistuese nga llogaria e emailit. Ftesat tek miqtë tuaj dërgohen vetëm nëse ndani adresarin me Chat & Date dhe dërgoni ftesa tek miqtë që nuk na janë bashkuar ende.

    Mos u shqetësoni! Kur importoni kontaktet tuaja, ju mund të hiqni shënimin nga emri i personave që nuk dëshironi të ftoni apo të shtoni në listën e miqve tuaj në Chat & Date.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  18. Si mund të riaktivizoj profilin tim të fshirë?

    Si fillim, sa mirë që vendose të kthehesh!

    Nëse e ke fshirë profilin më pak se 28 ditë më parë, do të kesh marrë një email konfirmimi nga ne që ka edhe një lidhje riaktivizimi. Kliko atë lidhje e do të futesh menjëherë.

    Nëse ka kaluar më shumë kohë, do të duhet të krijosh një profil të ri, një arsye e mirë për të provuar një tjetër qasje, si mendon?

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  19. Si mund t'i ndryshoj metodat e pagesës?

    Hapni preferencat duke klikuar mbi ikonën e ingranazhit në cepin e sipërm djathtas të profilit taj, shkoni poshtë tek seksioni Preferencat e Pagesës dhe klikoni mbi të për të bërë ndryshime. Më pas do të jeni në gjendje të ndryshoni metodën e pagesës.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  20. Pse po paguaj sërish?

    Nëse po paguan sërish dhe nuk e di arsyen përse, të lutemi të kontrollo nëse keni abonim Chat & Date Premium ose mund të kesh aktivizuar karakteristikën e Auto Rimbushjes për kredite:

    Për të anulluar një abonim Chat & Date Premium krijuar nëpërmjet iTunes, kalo tek preferencat në iPhone ose iPad, zgjidhni 'iTunes and App Store', aty prek Apple ID dhe 'View Apple ID'. Vendos fjalëkalimin tënd, shko tek abonimet dhe prek 'Manage'. Në ekranin e Chat & Date Premium anullo Auto Rinovimin.

    Për të anulluar abonimin e Chat & Date Premium të blerë nëpërmjet Google Play, hap Google Play store në telefonin tënd, gjej aplikacionin Chat & Date, dhe prek 'Anullim abonimi'.

    Nëse ke blerë Chat & Date Premium nëpërmjet një Karte Krediti ose PayPal vizito website-n tonë dhe mbylle abonimin nëpërmjet preferencave të pagesës.

    Për të anulluar një abonim me SMS, ndiq udhëzimet e dërguara në mesazhin e parë konfirmues ose në cilindo prej SMS që u dërguan në rinovime që mund të kesh kryer.

    Nëse dëshiron të çaktivizosh Auto Rimbushjen për kreditet e tua, hap preferencat, kalo tek seksioni 'Preferenca Pagese' dhe kthe shigjetën në Auto-Rimbushje si jo aktive. Nëse po përdor iPhone të lutemi hyr në website Chat & Date dhe kalo tek seksioni 'Preferenca Pagese' e më pas kthe shigjetën në Auto-Rimbushje si jo aktive.

    Nëse ende ke pyetje rreth pagesave, të lutemi kontakto ekipin tonë të Shërbimit ndaj Klientit duke përdorur Formularin e përshtypjeve.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo