Me çfarë mund të të ndihmojmë?

Përshëndetje! Mirësevini në Seksionin e Ndihmës.
Shkruaj një temë ose emrin e karakteristikës për të cilën dëshiron të pyesësh.

Vërtetimi i Profilit

  1. Si të vërtetohem me fotografi?

    Vërtetimi i profilit tënd ndihmon të tjerët të shohin që je person i vërtetë, çka e bën më të thjeshtë gjesh miq dhe kombinime të reja.

    Për tu vërtetuar, thjesht vizito profilin tënd dhe shko tek 'Vërtetohu' ose prek mbi etiketën vërtetuar me fotografi  në profilin e dikujt tjetër për të filluar procesin e vërtetimit me fotografi. Më pas do të kërkohet në ekran të bësh një selfie me një pozë rastësore.  

    Më pas, brenda disa minutash, ekipi ynë i moderimit do e rishikojë rastin tënd dhe do e konfirmojë ose refuzojë fotografinë tënde. Sapo të konfirmohet, do të kesh etiketën e vërtetimit ngjitur me emrin tënd në profil për t'i treguar komunitetit Chat & Date që je anëtar i vërtetuar!  

    Përse po më kërkohet të vërtetohem me fotografi? 

    Chat & Date  është i vendosur në shmangien e regjistrimeve të profileve fallso, prandaj kemi sjellë vërtetimin me fotografi; bashkë me mënyrat e tjera të vërtetimit, kjo do të ndihmojë në ndalimin e profileve fallso definitivisht.

    Nëse të është kërkuar të kryesh vërtetimin me fotografi, duhet të përfundosh këtë proces para se të vazhdosh përdorimin e Chat & Date si zakonisht. Kërkon vetëm pak minuta, thjesht ndiq udhëzimet e treguara në ekran. Nuk do të mundesh të përdorësh fotografi nga galeria, duhet të bësh një fotografi të re për të kaluar vërtetimin.

    Më pas ne përdorim një kombinim procesesh automatike dhe njerëzore për të vërtetuar që je person i vërtetë  dhe se fotografitë e tua përputhen me fotografinë e vërtetimit. E përdorim këtë proces edhe për të verifikuar që je mbi 18 vjeç. Mos u shqetëso, kjo fotografi nuk do të shfaqet në profilin tënd dhe nuk do të jetë e dukshme për vizitorët e profilit tënd.

    Do të gjesh më shumë informacion rreth ruajtjes dhe përpunimit të të dhënave të tua të vërtetimit në Politikën e Privatësisë

    Nëse has probleme me procesin, të lutemi na bëj me dije duke i shkruar ekipit tonë të Kujdesit ndaj Klientit.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  2. Si mund të kem status të Vërtetuar?

    Kur profili yt ka status të Vërtetuar, përdoruesit e tjerë mund të kuptojnë që je person real, e kështu miqësitë krijohen më lehtë.

    Për t'u Vërtetuar, nevojitet vetëm të shkosh në seksionin Vërtetime në faqen e profilit tënd dhe do të jesh në gjendje të vërtetosh profilin me një fotografi tënden.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  3. Si funksionon vërtetimi me fotografi?

    Për të vërtetuar profilin me fotografi, të lutemi të ndjekësh këto udhëzime:

    • Shko tek profili jot.
    • Shtyp ikonën e fotografisë tek seksioni 'Vërtetime'.
    • Do të shfaqet një dritare: kliko 'Nxirr fotografi' për të përdorur aparatin fotografik.
    • Nxirr një fotografi të vetes duke imituar shëmbullin që shikon.
    • Shtyp 'Dërgo' nëse je i kënaqur me rezultatin, ose 'Nxirre prapë' po do ta përsëritësh.

    Sigurohu që fytyra të duket mirë dhe mos ki merak: kjo fotografi nuk do publikohet tek profili dhe asnjëri nuk do ta shikojë kurrë.

    Nëse browseri Safari të jep probleme, të lutemi përdor Firefox ose Google Chrome.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  4. Përse u refuzua fotografia ime e vërtetimit?
    Nëse fotografia juaj e vërtetimit u refuzua, mund të jetë për shkak të një prej arsyeve të mëposhtme:
    • Fytyra juaj nuk duket qartë.
    • Fotografia juaj nuk tregon gjestin të plotë.
    • Fotografia është shumë e errët, e zbardhur ose e turbullt.
    • Gjesti nuk përputhet me gjestin që tregohet në shembull.
    Ju lutemi kontaktoni Ekipin Shërbimit të Klientit nëse nuk mundeni të kaloni vërtetimin dhe asnjë nga këto arsye nuk vlen.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  5. Nuk kam kamerë që të vërtetoj profilin me fotografi. Çfarë duhet të bëj?
    Mos u shqetësoni! Nëse nuk keni kamerë thjesht përdorni kamerën e telefonit tuaj duke hyrë në profilin tuaj përmes telefonit. Nëse nuk keni kamerë apo telefonit, thjesht kërkojani një miku ose përdorni një internet kafe për të përfunduar procesin.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  6. Pse duhet të konfirmoj disa nga të dhënat e mia kur përpiqem të hyj?

    Siguria e përdoruesve tanë është shumë e rëndësishme për ne, prandaj mund t'ju kërkojmë të konfirmoni disa nga të dhënat tuaja. Nuk keni përse të shqetësoheni sepse do t'ju kërkohen vetëm të dhëna që i keni vendosur më parë.

    • Nëse ne ju telefonojmë, do t'ju kërkohet më pas që të jepni një numër në hapësirën e caktuar; thjesht jepni katër shifrat e fundit të numrit nga i cili ju ne ju telefonuam.
    • Nëse ju kërkojmë të konfirmoni adresën email ose numrin e telefonit, ju lutemi bëjeni. Thjesht duhet ta shkruani atë edhe nëse nuk keni më akses në numrin e telefonit apo adresën email.
    • Nëse ju kërkojmë fjalëkalimin por nuk e mbani mend, thjesht klikoni mbi butonin 'Keni harruar fjalëkalimin?' dhe ndiqni udhëzimet në emailin tuaj.

    Nëse keni probleme me vërtetimin e të dhënave tuaja, ju lutemi kontaktoni Ekipin e Shërbimit të Klientit dhe ne do ta kontrollojmë për ju.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  7. Pse më thuhet 'Numër telefoni i pavlefshëm' kur provoj të vërtetoj numrin tim?
    Ju lutemi sigurohuni se po jepni numrin e saktë dhe prefiksin e shtetit tuaj. Nëse përsëri nuk mundeni të vërtetoni numrin tuaj, ju lutemi kontaktoni Ekipin e Shërbimit të Klientit dhe ne do ta shohim më tej problemin.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  8. Çfarë simbolizon shenja blu ose e bardhë në emrin e një përdoruesi?
    Shenja blu në një sfond të bardhë tregon se personi ka vërtetuar profilin e vetë me të paktën dy metoda verifikimi. Nëse përdoruesi ka një shenjë të bardhë në një sfond blu pranë emrit dikton që personi ka vërtetuar profilin me një foto dhe të paktën një metodë tjetër.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  9. Pse më kërkohet të shtoj një rrjet social kur përpiqem të hyj?
    Mos u shqetësoni! Nëse duhet të shtoni një tjetër llogari rrjeti social në profilin tuaj sërish, thjesht duam të sigurohemi që ju jeni përdoruesi i vërtetë i profilit. Ju thjesht duhet të ri-vërtetoni me një metodë tashmë të lidhur me profilin tuaj më parë. Nëse keni probleme me këtë, thjesht kontaktoni Ekipin e Shërbimit të Klientitt dhe ne do t'ju ndihmojmë.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo