Me çfarë mund të të ndihmojmë?

Përshëndetje! Mirësevini në Seksionin e Ndihmës.
Shkruaj një temë ose emrin e karakteristikës për të cilën dëshiron të pyesësh.

Profili

Përshtypja e parë vlen pa masë dhe për ty në Chat & Date vjen nga faqja jote e profilit. Bëje sa më të bukur!

  1. Si llogaritet popullariteti im?

    Popullariteti yt tregon sa i suksesshëm është profili yt! Popullariteti yt mesatar llogaritet cdo ditë bazuar në vizitorët e rinj, kombinimet e reja dhe numri i personave që kanë pëlqyer profilin tënd. Nëse do të rifuqizosh profilin tënd, përdor shërbimet tona premium si Ngjitja Lart, Promovimi, Shfaqje Plus ose aktivizo Chat & Date Premium!

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  2. Si mund të përpunoj profilin tim?

    Thjesht kalo në faqen e profilit dhe kliko në figurën e lapsit pranë seksionit të profilit tuaj që dëshironi të ndryshoni. Pasi të keni kryer ndryshimet klikoni 'Ruaj'.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  3. Si mund të ndryshoj 'Jam këtu për'?

    Për të ndryshuar mesazhin 'Jam këtu për', thjesht hap profilin, shko në seksionin 'Jam këtu për' dhe kliko figurën e lapsit për ta ndryshuar. Vendos nëse dëshiron të 'Bisedosh me persona të rinj, të kesh 'Takime' apo 'Takime serioze', të 'Shohësh çfarë ndodh' apo të 'Bësh një angazhim afatgjatë'. Të lutemi kliko 'Ruaj' pasi të kesh bërë përzgjedhjen. Nëse gjithashtu do të zgjidhësh moshën dhe gjininë e personave që të interesojnë, të lutemi kliko mbi ikonën e filtrimit ngjitur me seksionin 'Takime' në anën e majtë ose tek 'Persona Afër teje' në cepin e sipërm djathtas.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  4. Si mund të ndryshoj emrin tim?
    Ju lutemi kaloni tek preferencat dhe klikoni figurën e lapsit pranë 'Të dhënat bazë'. Vendosni emrin e ri dhe klikoni 'Ruaj' për të konfirmuar ndryshimin.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  5. Si mund të ndryshoj seksin tim?

    Ju lutemi, kaloni tek preferencat dhe klikoni figurën e lapsit pranë 'Të dhëna bazë', vendosni seksin e saktë dhe klikoni 'Ruaj' për të konfirmuar. Ju rikujtojmë se ndryshimi i seksit kryhet vetëm një herë.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  6. Si mund të ndryshoj datën e lindjes?

    Ju lutemi, kaloni tek preferencat dhe klikoni figurën e lapsit pranë 'Të dhëna bazë', vendosni datëlindjen e saktë dhe klikoni 'Ruaj' për të konfirmuar. Ju rikujtojmë se ndryshimi i datëlindjes kryhet vetëm një herë.

    Nëse keni probleme me ndryshimin e datës së lindjes, ju lutemi të na kontaktoni këtu dhe të na dërgoni datën e lindjes të saktë.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  7. Si mund të ndryshoj vendodhjen?

    profilin tuaj klikoni pranë vendndodhjes aktuale dhe vendosni vendndodhjen e re ose përzgjidhni nga menuja.

    Nëse nuk e shihni kur përpiqeni të ndryshoni vendndodhjen mund të jetë për shkak të një prej këtyre arsyeve:

    • Ju po përdorni aplikacionin mobile dhe website në të njëjtën kohë dhe si rrjedhojë vendndodhja juaj do të zbulohet automatikisht nga GPS i aparatit tuaj celular dhe nuk mund të ndryshohet.
    • Ju nuk po përdorni aplikacionin dhe shërbimi i vendndodhjes së shfletuesit tuaj nuk po na jep koordinatat e sakta. Thjesht çaktivizoni vendndodhjen në shfletuesin tuaj dhe do të jeni në gjendje të vendosni vendndodhjen manualisht në profilin tuaj.

    Kontaktoni Ekipin e Shërbimit të Klientit nëse po hasni probleme në përdorimin e aplikacionin celular.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  8. Si mund të ndryshoj informacionin mbi punën ose arsimin?

    Nëse dëshiron të ndryshosh informacionin mbi punën ose arsimin në llogarinë tënde, ti duhet ta ndryshosh së pari atë informacion në Facebook. Pasi ta kesh ndryshuar atë në Facebook, shko sërish në profilin tënd në Chat & Date dhe përditëso seksionin e punës e arsimit.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  9. Si mund të shtoj interesat e mia?

    Interesat tuaja janë të gjitha ato gjëra që ju pëlqejnë- grupi muzikor i preferuar, sporti, udhëtimet e plot gjëra të tjera. Ti mund të shikosh edhe interesat e të tjerëve në profilet e tyre e të shikosh nëse keni interesa të përbashkëta. Për të shtuar interesa, thjesht vizitoni profilin tuaj dhe përzgjidhni interesa nga kategoritë e disponueshme ose shtoni një interes tuajin (ato që shkruani kontrollohen para se të publikohen prandaj nuk duhet të shkruani asgjë ofensive).

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  10. Çfarë tregon statusi online dhe si mund ta aktivizoj/çaktivizoj?

    Thjesht rrotulloni treguesin mbi pikën që mund të gjesh përpara emrit të përdoruesit në faqen e profilit dhe ajo tregon se kur ka qënë përdoruesi online për herë të fundit.

    Ti mund të aktivizosh statusin online në preferencat e profilit dhe të përzgjedhësh 'Po' ose 'Jo' në seksionin 'Shfaq statusin tim online'.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  11. Si mund tё shoh kush ka vizituar profilin tim?
    Chat & Date ka një faqe vizitorësh Profili ku mund të shikoni vizitorët e profilit tuaj me lidhje direkte për në profilin e vizitorit.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  12. Si mund të rris popullaritetin tim?

    Nëse ke popullaritet të ulët ka disa mënyra të thjeshta për ta rritur atë! Thjesht shko tek faqja e Popullaritetit dhe zgjidh një nga karakteristikat tona për kredite. Ti mund të përdorësh Promovimin  , të Ngjitesh Lart në vendin e parë të rezultateve të kërkimit    , të shfaqesh më shumë në Takime  ose t'i tregosh të gjithëve se je online dhe gati për biseda  .

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  13. Si mund të fshij vizitorët e profilit?
    Fatkeqësisht, ti nuk mund të fshish vizitorët e profilit për momentin. Gjithsesi, ti mund të heqësh njoftimin duke parë listën e personave që kanë vizituar profilin tënd.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  14. Si mund ta fsheh llogarinë time?

    Nëse nuk dëshiron të përdorësh llogarinë për pak kohë, ti ke opsionin ta fshehësh. Kur llogaria është e fshehur, nuk shfaqet tek Persona afër Teje ose në Takime. Ata me të cilët ke qenë në kontakt më parë mund të dërgojnë mesazhe por ti nuk i lexon dot me profil të fshehur.

    Nëse dëshiron të fshehësh llogarinë, shko tek preferencat , përzgjidh 'Fshi llogarinë' në fund të faqes dhe përzgjidh opsionin 'Fshih llogarinë tënde'. Sapo ta konfirmosh këtë gjë do të dalësh automatikisht nga llogaria. Për të lexuar mesazhet, për t'u shfaqur tek Persona afër Teje dhe në Takime sërish, hyr përsëri dhe anullo fshehjen e profilit.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  15. Çfarë është dosja e Të Preferuarve?
    DosjaTë Preferuarit është vendi ku mund të gjesh të gjithë personat që ke shtuar tek të preferuarit si edhe ata të cilët të kanë shtuar ty tek të preferuarit. Mund të ndryshoni dritaret duke përdorur butonat në fillim të faqes. Ju lutemi vini re se seksioniTë kanë preferuar mund të aksesohet vetëm nëse keni Chat & Date Premium.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  16. Si mund të aksesoj profilin tim nëse nuk i shoh simbolet e captcha?
    Nëse duhet të fusni simbolet e captcha por nuk i shihni ato, mund të jetë për shkak të plugins apo antiviruseve të instaluar në kompjuterin tuaj. Provoni t'i çaktivizoni apo çinstaloni dhe do t'i shihni simbolet:
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo